Robben i përgjigjet Wengerit

Arjen Robben i është përgjigjur akuzave të Arsene Wengerit se është simulues duke sugjeruar se menaxheri i Arsenalit është duke u shprehur si një trajner i vogël. Dyshja u përplas mes vete edhe muajin e kaluar pas ballafaqimit të parë mes Bayern Munichut dhe Arsenalit në 1/8 e finales kur holandezi nxori një penallti për…

Sport

12/03/2014 10:31

Arjen Robben i është përgjigjur akuzave të Arsene Wengerit se është simulues duke sugjeruar se menaxheri i Arsenalit është duke u shprehur si një trajner i vogël.

Dyshja u përplas mes vete edhe muajin e kaluar pas ballafaqimit të parë mes Bayern Munichut dhe Arsenalit në 1/8 e finales kur holandezi nxori një penallti për skuadrën e tij, rast në të cilin portieri Wojciech Szczesny u përjashtua me karton të kuq.

Robben nxori një tjetër penallti për Bayernin në ndeshjen e kthimit të martën mbro,a dhe Wenger sërish e kritikoi mesfushorin duke e quajtur “simulues i mirë”.

Por, Robben mendon se Wenger ka treguar mungesë klasi.

“Gjithmonë them se nëse jeni trajner i madh, e pranoni humbjen. Nëse fitoni, jeni të lumtur, kënaquni. Por, nëse humbni, mos filloni të ankoheni, pranojeni humbjen”, deklaroi Robben për ITV.

“Ishin dy penallti por nuk dua të mbroj veten. Nga një trajner i madh ju prisni diçka më tepër kur ai humb”.