Rizvanolli pyetet për shkarkimin e kryeshefit të KOSTT-it, arsyetohet se s’flet në rrugë: Nuk jap deklarata kur më ndjekni
Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli nuk është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në kuadër të energjisë elektrike në Kosovë. Madje Rizvanolli nuk dha asnjë koment as në lidhej me shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it , Evetar Zeqiri. Rizvanolli deklaroi se nuk ndalet për t’u deklaruar kur sipas saj e ndjekin mediat. Gazetarët…

Lajme
Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli nuk është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në kuadër të energjisë elektrike në Kosovë.
Madje Rizvanolli nuk dha asnjë koment as në lidhej me shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it , Evetar Zeqiri.
Rizvanolli deklaroi se nuk ndalet për t’u deklaruar kur sipas saj e ndjekin mediat.
Gazetarët i kanë thënë se mund të ndalet dhe të deklarohet, por e njëjta nuk e bëri këtë.
“Nuk jam deklarata në rrugë, qeshtu kur më ndjekni”,deklaroi ajo.
Bordi i drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovë (KOSTT) ka emëruar dje Shaban Nezirin u.d. kryeshef ekzekutiv.Ky vendim ka ardhur pas shkarkimit të kryeshefit Evetar Zeqiri në po të njëjtën ditë.
KOSTT ka bërë të ditur se bordi i drejtorëve të KOSTT-it në takimin e mbajtur më 24.04.2025, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin e kompanisë ka marrë vendim që t’i ndërpresë marrëdhënien e punës kryeshefit ekzekutiv të KOSTT, Evetar Zeqirit.
Shkarkimi i Zeqirit erdhi një ditë pasi në media u shpalosën dyshime për kompani energjetike me veprimtari të dyshimtë që kanë bërë shitblerje të rrymës me KEK-un dhe KOSTT-in.
Sidoqoftë, nuk dihet nëse shkarkimi i Zeqirit lidhet me rastin e lartshënuar, pasi nga KOSTT nuk janë dhënë detaje në lidhje me shkarkimin./Lajmi.net/