Rizvanolli numëron sa herë u përsëriten “të pavërtetat ose keqinterpretimet”: Disa shkuan në 7 herë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka thënë se ka vendos që të mos përgjigjet derisa një e pavërtetë ose keqinterpretim të përsëritet së paku tri herë. Ajo tha se disa kanë mbërri deri në 7 herë. “Kam vendosë sot mos me u përgjigj derisa një e pavërtetë ose keqinterpretim…

Lajme

11/11/2024 17:42

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka thënë se ka vendos që të mos përgjigjet derisa një e pavërtetë ose keqinterpretim të përsëritet së paku tri herë.

Ajo tha se disa kanë mbërri deri në 7 herë.

“Kam vendosë sot mos me u përgjigj derisa një e pavërtetë ose keqinterpretim të përsëritet së paku tri herë, disa prej tyre kanë mbërri deri në 7 herë deri tash”, tha ajo.

“Nuk shkon dita as java pa e dëgjuar një gënjeshtër në lidhje me çmimet, dyfish, trefish cdo vit, 117 për qind, 200 për qind e të tjera. E vërteta është 10.9 për qind për një familje mesatare 4anëtarëshe është rritur çmimi i energjisë për vitin 2023 në krahasim me 2020 sipas Eurostatit.”

Ajo tha se nuk është e vërtetë që çmimi është i energjisë elektrike është më i larti në rajon dhe se është sa në Suedi.

“E vërteta është që është më i liri në rajon e Evropë”.

Ajo shtoi se nuk është e vërtetë që është premtuar ulja e çmimit të energjisë elektrike.