Rizvanolli lavdëron investimet në KEK që thotë se s’u bën që nga paslufta, por “s’ua ndjen fort” se vendi mbetet në terr -arsyetohen me KESCO-n

Ministrja në detyrë e Energjisë, Artane Rizvanolli thirri sot konferencë për media pas shumë muajsh ku në publik dilnin kontrata të lidhura me kompani të ndryshme nga ana e KEK-ut. Ajo u deklarua po ashtu edhe për çështjen e Vuk Hamoviqit. Ndër të tjerash në këtë konferencë, Rizvanolli ngriti lart KEK-un duke deklaruar se po…

Lajme

05/12/2025 13:53

Ministrja në detyrë e Energjisë, Artane Rizvanolli thirri sot konferencë për media pas shumë muajsh ku në publik dilnin kontrata të lidhura me kompani të ndryshme nga ana e KEK-ut.

Ajo u deklarua po ashtu edhe për çështjen e Vuk Hamoviqit.

Ndër të tjerash në këtë konferencë, Rizvanolli ngriti lart KEK-un duke deklaruar se po arrijnë suksese që s’janë arritur asnjëherë që nga paslufta.

Gjitahshtu ajo tha se kapacitetet e KEK-ut u lidhën edhe me investimin e fundit që u bë ku u ngritën kapacitetet e termocentralit Kosova B.

“KEK sivjet ka realizuar investimin më të madh mbi 40 vite qysh është ndërtuar termocentrali Kosova B, turbinën B2 të termoncentralit Kosova B dhe njësive përcjellëse. Kapacitetei i B2 është rritur, e jetëgjatësi e këtij blloku është rritur për 20 vite e ndotja është ulur për 12 për qind. Ju përkujtoj që ky është investimi i parë serioz në KEK pas luftës, ndonëse aty janë investuar së paku me letra 1 miliard euro ose më shumë para qeverisjes sonë. Ndoshta keni parë që BE para disa ditësh ka konfirmuar se, pas plotësimit të kushteve teknike e ligjore, projekti për vendosjen e filtrave për pluhur e okside azoti do të fillojë në prill të vitit 2026. Nëse ju kujtohen diskutimet për bojler e filtër që u patën bërë meme në atë kohë, puna në bojler ka qenë parakusht, por besoj që pjesa që nuk e dini është që këtë parakusht KEK-u e ka përfunduar në 2023, pra delaminimin e bojlerëve, dhe kjo ka qenë një arsye që në 2023 ka pasur prodhim më të ulët nga KEK, sepse është dashur të ndalen nga tre muaj blloqet për t’i bërë këto intervenime”,shtoi ajo.

E pavarësisht gjithë këtyre arritjeve të cilat i cilësoi Rizvanolli, qytetarët vazhdojnë të mos kenë rrymë- anipse dihet se furnizimin nuk e bën KEK-u, por KEDS.

E sipas kësaj teorie, Qeveria dhe KEK-u s’kanë kurrfarë përgjegjësie edhe nëse qytetarët mbesin gjithë kohës në terr.

“KEK ka ngritur ca kapacitete, por nuk do të kisha thënë apo cilësuar kapacitete për të zgjidhur problemin e mbulimit të nevojave të Kosovës.Më e rëndësishme për të kuptuar sepse një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e di se furnizimi e menaxhimi i rrjetit e prodhimi janë komplet të ndara nga njëra-tjetra, KEK prodhon aq sa ka kapacitet prodhimi e mundësi teknike me termocentrale të vjetra e që ka e qe tek tash po fillojnë investimet serioze aty”,tha Rizvanolli, transmeton lajmi.net.

Ajo po ashtu theksoi se “Mirëpo është përgjegjësi e furnizuesit, KESCO-s që të siguroj energjinë për furnizim të konsumatorëve, kurse investimet në rrjet për përgjegjësi i ka KEDS-i kurse për transmision është KESCO. Ndërlidhja e furnizimit me prodhimin e KEK-ut është diçka që nuk qëndron ligjërisht”./Lajmi.net/