Ritës i sjell striptisti tortën e ditëlindjes (FOTO)
Rita Ora ka vazhduar festën e ditëlindjes edhe në vikendin e X Factor.

ShowBiz
Mbrëmja e së dielës në X Factor ishte padyshim mbrëmja e Ritës.
Ajo ka shpëtuar dy nga konkurrentet e saj, duke bërë kështu që në katërshen e fundit, dy janë të Ritës.
Këngëtarja gjithashtu ka performuar këngën e saj më të fundit me grupin Sigma ‘Coming Home’, transmeton lajmi.net.
Por, befasia i ka ardhur nga një mashkull striptist i cili i ka sjellë në sallë torten e ditëlindjes, të cilën Rita e ka festuar më 26 nëntor.
Ajo është shfaqur shumë energjike dhe gjithmonë duke qeshur, derisa nuk po i ndahej mashkullit në formë që i ka sjellë befasinë./lajmi.net