Rita shpjegon detyrën e saj si ambasadore e Kosovës (Video)
Rita Ora tregon për HuffPost se sa krenare ndihet që është ‘shqiptare’, flet edhe për Rihannan.

ShowBiz
Kur Rita ka shkuar në shtëpinë e presidentes dhe i kanë sugjeruar të bëhet ambasadore e vendit tonë, ajo në të vërtetë nuk e ka kuptuar detyrën e saj, por e ka ditur se është një gjë shumë e mrekullueshme.
Rita e ka pyetur presidenten se çfarë saktësisht ajo duhet të bëjë dhe presidentja i është përgjigjur: ‘Gjithçka që ti je duke bërë deri tani’, transmeton Lajmi.net.
Rita i ka thënë se ajo gjithmonë ka qenë e pasionuar për atë se nga vjen dhe gjithmonë është munduar të ngrejë vetëdijen në botë për Kosovën dhe të qënit ‘shqiptar’ dhe krenare për prejardhjen e saj.
“Mendoj se njerëzit mund të dinë për vendin për shkak të luftës por ka shumë më shumë për të ditur për vendin tonë se sa që sheh syri.”
“E di do marrë kohë por qëllimi im është të vetëdijesoj gjeneratën time për atë se çfarë mund të bëjmë nëse qëndrojmë bashkë, t’i mbledhim mendimet tona dhe të veprojmë si një”, ka përfunduar Rita.
Ajo gjithashtu është shprehur se nuk e ka idenë për reagimet e Rihannas për këngën dhe klipin e ri me Chris Brown ‘Body on me’, transmeton Lajmi.net, por asaj nuk i interesojnë fjalët dhe gjithmonë do mbetet fanse e Rihannas dhe gjithë femrave në show biz./Lajmi.net

Kur Rita flet për krahasimet që i bëhen me artistet tjera dhe spekulimet për artisten Rihanna
