Rita Ora: Vetebesimi eshte ‘rroba’ kryesore”

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova por me nam botëror, Rita Ora, ka folur për dashurinë që ka për teksasin.

ShowBiz

19/04/2015 17:00

Në sezonin kur teksasi klasik po bëhet element bazë i veshjes së vajzave moderne gjithkund, Rita i ka treguar rubrikës “Trend” të së “Dielës me Koha Ditore” se si e preferon ta veshë atë.

“I dua shumë xhaketat e teksasit me motive të ndryshme. I vesh gjatë gjithë kohës, sidomos duke i kombinuar me xhinse gjithashtu”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Variacione të xhaketave të teksasit të “shpëlarë” me një palë xhinse të bardha është edhe kombinimi më në trend për t’u veshur në baza ditore këtë sezon. Sipas disa sondazheve që janë bёrё nё Shtetet e Bashkuara, çdo xhaketë teksas për t’u cilësuar si e mirë duhet tё ketё motive të stilit “cowboy” në material e edhe disa motive të motoçiklistëve. trasnmeton gazetaexpress

“Gjithmone kini besim ne vete. Do te dukeshit per mrekulli nese e ndieni kete gje brenda vetes. Vetebesimi eshte ‘rroba’ kryesore””, ka shtuar ajo. lajmi.net