Rita Ora si Marilyn Monroe

Rita Ora njihet si këngëtarja me ndryshimin e shpeshtë të stilit të flokëve. Dhe, këngëtarja shqiptare e vazhdoi këtë trend edhe së fundmi. 23 vjeçarja e ka postuar një fotografi të bërë vetë, në të cilën i ngjason mjaft aktores legjendare Marilyn Monroe apo këngëtares së famshme Madonna, me frizurën që kjo e fundit e…

ShowBiz

15/02/2014 08:39

Rita Ora njihet si këngëtarja me ndryshimin e shpeshtë të stilit të flokëve. Dhe, këngëtarja shqiptare e vazhdoi këtë trend edhe së fundmi.

23 vjeçarja e ka postuar një fotografi të bërë vetë, në të cilën i ngjason mjaft aktores legjendare Marilyn Monroe apo këngëtares së famshme Madonna, me frizurën që kjo e fundit e mbante në vitet e 90-ta.

Ditëve të fundit, Rita udhëtoi drejt Dubait nga Londra me punë, pasi këngëtarja me nënshtetësi angleze ka angazhime të vazhdueshme në vende të ndryshme të botës.

Rita po e shijon lidhjen me DJ skocez Calvin Harris, me të cilin ishte ndarë përkohësisht dy muaj më parë.