Rita Ora shkëlqen në fustanin me pupla në ‘Met Gala 2016’ (FOTO)
Ka filluar mbrëmja më elegante e vitit në Amerikë dhe këtë vit tema është 'Moda në epokën e teknologjisë'.

ShowBiz
Shumë nga të famshëm të paraqitur këtë vit në mbrëmjen më elegante të vitit shihen me fustane e veshje të metalta.
Kjo sepse tema ka të bëjë me teknologjinë dhe modën në të ardhmen, shkruan lajmi.net.
Rita Ora është e pranishme edhe këtë vit, dhe sërish ka arritur të tërheqë vëmendjen me veshjen që ka zgjedhur; një fustan me pupla ngjyrë bronzi dhe me prerje që tregojnë mjaft nga trupi i saj në super formë.
Fustani është i dizajnuar veçmas për Ritën për këtë mbrëmje nga dizajnerja super e njohur, Vera Wang, shoqëruese e së cilës është pikërisht Rita këtë mbrëmje, derisa vitin e kaluar ka qenë dizajneri Tom Ford./lajmi.net