Rita Ora prin në top-listën gjermane

Këngëtarja Rita Ora është një ndër artistet shqiptare që po shënon sukses të jashtëzakonshëm në tregun ndërkombëtar.

ShowBiz

18/12/2017 12:05

Së fundi, ajo ka publikuar projektin “Anywhere”, këngë kjo e cila është pritur mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Edhe pse kanë kaluar javë nga publikimi i saj, “Anywhere” vazhdon të prinë në top-listat e shumë vendeve të botës.

Përmes rrjeteve sociale, Rita ka bërë të ditur se kënga e saj është e pesta në top-listën e Gjermanisë, sukses ky shumë i madh për të.

Kujtojmë që gjatë tërë vitit, këngëtarja ka qenë e angazhuar në koncerte në vende të ndryshme të botës. /Lajmi.net/