Rita Ora “po vjen” në Ferizaj

Këngëtares është duke iu punuar murali i saj në një mur të një banese.

ShowBiz

15/04/2021 09:43

Ajo ka postuar në storien e saj në Instagram fotografinë teksa shihet duke u punuar figura me veshje kombëtare nga klipi BANG, shkruan lajmi.net.

E veçanta e imazhit është shqiponja që Rita e bën me duar derisa i mban afër gjoksit.

“Uau, ju më keni nderuar mua nga larg me këtë”, ka shkruar artistja me famë ndërkombëtare në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë se, Rita Ora që nga hyrja e saj në skenën muzikore asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj madje çdoherë ka theksuar se ndihet krenare se është shqiptare.

Ndryshe, projekti muzikor BANG është pëlqyer tejet shumë dhe deri më tani ka arritur 10 milionë klikime në kanalin YouTube, dhe miliona të tjerë në kanale të ndryshme.

Ndërkohë, këtij suksesi iu gëzua edhe nëna e saj Vera Ora e cila ka komentuar postimin ku Rita do jetë në mural e punuar në një mur derisa ka shkruar dy emotikon zemra./Lajmi.net/