Rita Ora kthehet 100 vite pas – shikoni ndryshimin e look-ut të saj (Foto)
Karriera e saj njeh vetëm ngjitje. E teksa po punon për albumin e ri, Rita Ora shfaqet me këtë llok kaq brilant, në të gjitha kuptimet.

ShowBiz
Kohët e fundit 26-vjeçarja është duke punuar fort mbi filmin më të fundit të quajtur, “Wonderwell” në Romë.
Ylli i talentuar shfaqet me një stil flokësh të viteve 1920 duke u adoptuar kështu në rolin që do të luajë në setin filmik.
Fotot janë realizuar gjatë një pushimi të shkurtër ku Rita ulet dhe pi një cigare. Bie në sy ngjyra platin e flokëve, më e hapur sesa këngëtarja i mban zakonisht.