Rita Ora konfirmon se i ka ngrirë vezët dy herë dhe thotë se nuk e di nëse është e dashuruar me Romain Gavras
Rita ka zbuluar se ka ngrirë vezët për herë të dytë.

ShowBiz
Rita Ora, 30, zbulon se i ka ngrirë vezët dy herë dhe pranon se nuk e di nëse ka gjetur dashuri me Romain Gavras, shkruan Daily mail.
Ajo tha se i ka ngrirë vezët dy herë pasi “nuk donte të ndiente presion se po i mbaronte koha” për të krijuar një familje, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja, e cila ka qenë nën kritika të ashpra kohët e fundit për organizimin e një feste ditëlindjeje, tha për Sunday Times Style Magazine se ajo kishte ngrirë vezët në moshën 24 vjeçare dhe përsëri kohët e fundit për të siguruar që ajo mund të bëhej nënë në të ardhmen.
“Unë e bëra herën e parë kur isha 24 vjeçe. Unë nuk dua të ndiej presionin e “Oh zot, po na mbaron koha”. Nuk është e drejtë që ne duhet ta ndiejmë këtë, e dini? Dhe burrat disi shkojnë si të mos mendojnë për këtë”, tha Rita.
Ajo u përgjigj më mençuri kur u pyet nëse kishte gjetur dashuri me Romain, pasi tha “Nuk e di akoma. Nuk e di vërtet, nuk e di se si ndihem. Si di dikush diçka?”.
“Jo, më lejoni ta korrigjoj atë. Unë nuk dua që të jetë si “Rita nuk e di nëse ka qenë ndonjëherë e dashuruar”. Kam pasur momente të mahnitshme me njerëz të mahnitshëm. Por në çdo gjë që ti thjesht dëshiron të jesh e lumtur. Unë mendoj nëse dashuria është lumturi, atëherë, po.”, tha ajo.
Ylli shtoi se ajo ishte ‘shumë komode’ me bukuroshin e saj të ri dhe se ndihej “shkëlqyeshëm”./Lajmi.net/