Rita Ora eksperimenton me flokët në dukjen e radhës në “The masked singer”
Këngëtarja njihet për eksperimentet e saj në dukje e cila arrin të marrë vëmendje.
ShowBiz
Rita e bëri pikërisht këtë gjë në edicionin e radhës të emisionit “The masked singer”, transmeton lajmi.net.
Ajo u fotografua nga prapaskena e edicionit ditën e djeshme e cila dukej shumë bukur. 30 vjeçarja, kishte zgjedhur një fustan të veçantë dy ngjyrëshe, ngjyrë gri dhe të bardhë të cilin e kishte kombinuar me një palë çizme të gjata.
Artistja e njohur me famë botërore përshtati dukjen me bizhuteri, e veçanta e dukjes së Ritës ishin flokët e saj të shndërruara në disa ngjyrëshe ku u veçua ngjyra e gjelbër të cilën e kishte kombinuar me makijazhin në sy.
Rita tregoi vetëbesim në pozat që kishte marrë. Ndryshe, këngëtarja ka qenë pasive sa i përket projekteve muzikore mirëpo është komentuar vazhdimisht për postime në rrjete sociale, skandali për ditëlindjen dhe pjesëmarrja e saj në “The masked singer” në rolin e juristes./Lajmi.net/