Rita Ora: E urreja gjoksin e madh

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka xhiruar një reklamë për firmën italiane për prodhimin e veshjeve të brendshme, "Tezenis", ku ajo duket tejet seksi në veshjet e saj.

ShowBiz

16/10/2015 10:18

Arsyeja pse Rita ka pranuar që të bëhet fytyrë reklamuese e kësaj firme, është e thjeshtë:

“Kam probleme me gjetjen e madhësisë së duhur të sutjenave gjatë atyre ditëve kur gjinjtë i kam më të mëdhenj, prandaj Tezenis vërtet më përshtatet.

Nuk e them këtë vetëm pse jam fytyrë mbrojtëse e saj, po për faktin se vërtetë i veshi brusët e tyre”, ka thënë Rita, duke zbuluar se kur ka qenë vajzë e vogël, ndjente turp që ka gjinj të mëdhenj.

“Jam zhvilluar qysh herët. I urreja gjinjtë, por pastaj djaloshi më i bukur i klasës sime, është dashuruar në mua dhe pastaj kanë filluar të më pëlqejnë gjinjtë e mi”, ka shtuar bukuroshja.

Dhe vërtetë gjinjtë e Ritës duken shpërthyes në këto veshje joshëse, ndërsa ajo e di më si miri se si duhet reklamuar ato. Padyshim se trupin e saj seksi, e dëshiron çdo kompani e veshjeve intime që ta shoh në kreacionet e veta./Zëri