Rita Ora duket mahnitëse në kampanjën e re të produkteve të grimit

Rita Ora ka publikuar kampanjën e re.

ShowBiz

29/08/2019 19:14

Rita Ora vazhdon të jetë imazh i brendit të produkteve të grimit “Rimmel”, shkruan lajmi.net.

Kjo markë ka publikuar kampanjën e re të produkteve të grimit, në të cilën Rita duket për mrekulli.

Me të publikuar këtë video në Instagram, këngëtarja pranoi komente pozitive nga ndjekësit, për paraqitjen.

https://www.instagram.com/p/B1wVR0cDRdA/

Kujtojmë se Rita Ora së fundi ka udhëtuar për në Rusi, ku edhe do ta mbajë koncertin e radhës. /Lajmi.net/