Rita Ora apo Marilyn Monroe? Artistja surprizon fansat me stilin e saj klasik

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka surprizuar ndjekësit me një performancë të papritur, të cilën e ndau përmes disa fotografive mahnitëse në Instagram. Artistja, e njohur për stilin dhe energjinë e saj skenike, solli një version të ri të këngës së fundit, “All Natural”, duke ndezur kureshtjen e fansave për projektet që pritet të…

ShowBiz

25/10/2025 13:19

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka surprizuar ndjekësit me një performancë të papritur, të cilën e ndau përmes disa fotografive mahnitëse në Instagram.

Artistja, e njohur për stilin dhe energjinë e saj skenike, solli një version të ri të këngës së fundit, “All Natural”, duke ndezur kureshtjen e fansave për projektet që pritet të publikojë së shpejti.

“Performancë surprizë! E adhuroj këtë version të ri të ‘All Natural’”, shkroi ajo në përshkrimin që shoqëronte fotot.

Në imazhet e publikuara, Rita shfaqet me një pamje frymëzuar nga eleganca klasike e viteve ‘50 me flokë të valëzuar, grim të rafinuar me ‘eyeliner’ të theksuar dhe buzë rozë të buta.

Veshja e saj tërhoqi gjithashtu vëmendjen e ndjekësve: një mantel i zi elegant, i kombinuar me geta ngjyrë vjollcë të ndezur dhe këpucë me taka të larta, që theksojnë stilin e saj të veçantë dhe modern.

Këngëtarja po shijon suksesin ndërkombëtar të këngës “All Natural”, e cila është pritur ngrohtësisht nga publiku dhe kritika.

Ndërkohë, fansat mbeten në pritje të albumit të katërt, i cili pritet të shënojë një tjetër etapë të rëndësishme në karrierën e saj muzikore.

Nëse kjo performancë është një paralajmërim për atë që do të vijë, Rita Ora duket se po përgatit një periudhë plot energji, stil dhe projekte të reja, duke dëshmuar edhe njëherë pse mbetet një nga artistet më karizmatike të skenës botërore.