Rita me dashni në ‘Grammy 2014’

Rita Ora ishte e pranishme në mbrëmjen e çmimeve ‘Grammy Awards 2014’, që u mbajt mbrëmë në Los Angeles të SHBA’ve. Por, këngëtarja shqiptare nuk ishte e vetme. 23 vjeçarja ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Calvin Harris, me të cilin u bë bashkë sërish, pas një ndarjeje afatshkurtër. Këngëtarja shqiptare me nënshtetësi…

ShowBiz

27/01/2014 16:25

Rita Ora ishte e pranishme në mbrëmjen e çmimeve ‘Grammy Awards 2014’, që u mbajt mbrëmë në Los Angeles të SHBA’ve. Por, këngëtarja shqiptare nuk ishte e vetme.

23 vjeçarja ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Calvin Harris, me të cilin u bë bashkë sërish, pas një ndarjeje afatshkurtër.

Këngëtarja shqiptare me nënshtetësi britanike dukej për mrekulli me një fustan të gjelbër që vezullonte, si të ishte metalik, ndërsa mjaft mirë dukej edhe DJ skocez, me një komplet veshjesh serioze.

Rita i kishte bërë flokët në stil të Marilyn Monroe dhe një grim shumëngjyrësh në fytyrën e saj. Edhe pse nuk fitoi çmime, Rita e zbukuroi këtë mbrëmje me prezencën e saj.