Risia në targat e veturave që do t’iu pëlqejë të gjithëve

Ne kemi parë disa modifikime interesante të targave të veturave vitin e kaluar, por së fundmi, kësaj pjeseje të makinës pritet t'iu shtohen edhe "emoji"-it.

Auto & Tek

27/02/2019 16:59

Faqja e Facebook-ut, “PPQ Personalized Plates Queensland”, ka ndarë tashmë disa shembuj të asaj se si do të duken këto pllaka, transmeton lajmi.net.

Pika kryesore e shtimit të emojis në targa të makinave është që të gjenerojnë të ardhura dhe të lejojë shoferët të kenë pak argëtim në proces.

Sipas rregullave, targat do të lejohen të kenë një nga pesë ’emoji’-t ,duke përfshirë këtu “të qeshurit me lot”, “shkelja e syrit”, “syzet e diellit”, “zemra e kuqe” dhe “buzëqeshja”.

Emoji-t gjithashtu do të çiftëzohet me një kombinim prej tre shkronjave dhe dy numrave të targave, që do të thotë se ka shumë kombinime unike që mund të rezultojnë nga kjo.

Ndiqini disa nga modelet e targave në fotografitë e mëposhtme. /Lajmi.net/