Rinovimi i kontratës – Kane pritet të zhvillojë negociata me Tottenham

Harry Kane do të futet në negociata me skuadrën e Tottenham Hotspur.

Sport

26/05/2022 12:25

Ylli i Spurs është drejt fundit të kontratës së tij dhe pritet që të futet në negociata me skuadrën, për rinovimin e kontratës.

‘Evening Standard’ bën të ditur se Kane është shprehur i hapur për të nisur bisedimet, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi i Anglisë lidhet me një largim të mundshëm nga Tottenham tash e disa kohë.

Aktualisht, kontrata e Kane me Tottenham është valide deri në vitin 2024.

Kapiteni i Tottenham ka nisur negociatat për të zgjatur qëndrimin e tij përtej vitit 2024. /Lajmi.net/