Rinia Demokratike e PDK-së djeg flamurin e ISIS
Sfida globale për djegien e flamurit të organizatës terroriste të quajtur Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), në Kosovë nisi me aktin e Rinisë Demokratike, forumit të te rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme
Ky forum kishte vendosur që këtë akt ta bëjë para bustit të heroit kombëtar Skënderbeu.
Myslimanët të zemëruar nga sjelljet brutale të kryera nga ISIS janë duke shprehur zemërimin e tyre me versionin “Bucket Challenge Ice”, por ata duke e djegur flamurin e ISIS-it.
Aktivistët në Liban, të cilët e kanë nisur këtë sfidë, janë duke përdorur mediet sociale për të shpërndarë fotot dhe videot e njerëzve që ia vënë zjarrin flamurit bardh e zi, lëvizje që nisi pas vrasjeve barbare nga ana e pjesëtarëve të ISIS.