Rikuperohet Rrahmani, mund të luajë startues ndaj Juventusit

Lajm i mirë për Luciano Spallettin në prag të ndeshjes së Napolit ndaj Juventusit në Torino: Rikuperohet Rrahmani Napoli pas eliminimit në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit po përgatitet për ndeshjen e kampionatit ndaj Juventusit. Skuadra e Spallettit kërkon të rifitojë 3 pikët në kampionat, pas barazimit 0-0 ndaj Hellas Veronës, për t’iu afruar gjithnjë…

Sport

23/04/2023 15:00

Lajm i mirë për Luciano Spallettin në prag të ndeshjes së Napolit ndaj Juventusit në Torino: Rikuperohet Rrahmani

Napoli pas eliminimit në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit po përgatitet për ndeshjen e kampionatit ndaj Juventusit. Skuadra e Spallettit kërkon të rifitojë 3 pikët në kampionat, pas barazimit 0-0 ndaj Hellas Veronës, për t’iu afruar gjithnjë e më shumë Scudettos.

Megjithatë, trajneri i Napolit duhet të përballet me disa mungesa. Në fakt, Politano, Rrahmani dhe Mario Rui u larguan para kohe në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj ‘kuqezinjve’ dhe nuk janë në formën më të mirë. E njëjta gjë vlen edhe për Simeonen, ende jashtë fushe.

Por, nga stërvitja në prag të ndeshjes ndaj ‘bardhezinjve’, Spalletti ka rikuperuar mbrojtësin kosovar, përcjellë lajmi.net.

Siç njofton Napoli në faqen zyrtare, Rrahmani e kaloi të gjithë seancën duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

“Mario Rui dhe Politano i janë nënshtruar terapive. Simeone bëri punë të personalizuar në fushë. Rrahmani e zhvilloi të plotë seancën stërvitore”./Lajmi.net/