Rikthehet në vendlindje, G4shi viziton varret e gjyshërve

Reperi shqiptar që po bën karierrë në SHBA, G4shi është rikthyer në Kosovë pas 18 vitesh.

ShowBiz

11/08/2018 23:49

Me anë të rrjeteve sociale reperi bëri të ditur se do t’i vizitojë disa nga familjarët e tij që nuk e ka ditur se ekzistojnë, shkruan lajmi net.

“Nuk kam qenë në Kosovë prej 18 vitesh. Sapo njoftova që do jem atje javën që vjen mora vesh që kam shumë pjesëtarë të familjes akoma në vendlindje dhe nuk i njoh. Më keni thyer zemrën”, ka shkruar Gashi në llogarinë personale në Instagram para pak ditësh.

Ndërsa sot, ai publikoi disa imazhe në Instastory të gjyshërve të ndjerë, të cilët i ka vizituar në vendin e tij.

Theksojmë se G4shi pritet të performojë sonte në “Sunny Hill Festival”, bashkë me emra të famshëm të muzikës. /Lajmi.net/