Rikthehet murtaja e bagëtive të imëta në Shkodër të Shqipërisë

Shkodra është përballur sërish me murtajën e kafshëve të vogla, pas një mungese prej afro një viti. Për të frenuar përhapjen e sëmundjes, Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë ka lëshuar urdhër për vendosjen e zonës në karantinë, në një rreze prej 3 deri në 10 kilometrash. Mediat e Shqipërisë, kanë raportuar se rasti i parë…

Lajme

19/05/2026 15:07

Shkodra është përballur sërish me murtajën e kafshëve të vogla, pas një mungese prej afro një viti.

Për të frenuar përhapjen e sëmundjes, Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë ka lëshuar urdhër për vendosjen e zonës në karantinë, në një rreze prej 3 deri në 10 kilometrash.

Mediat e Shqipërisë, kanë raportuar se rasti i parë është konfirmuar në fshatin Mali i Gjymtit, ku 20 krerë dele janë groposur.

Përveç tyre, pritet asgjësimi edhe i afro 60 krerëve të tjerë.

Përveç Dajç, Drejtoria Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Shkodër ka nisur kontrolle edhe në zona të tjera për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Autoritetet theksojnë se murtaja prek kafshët, por nuk transmetohet tek njerëzit.

Vitin e kaluar, tre raste të ngjashme u raportuan në Shkodër, duke detyruar asgjësimin e bagëtive të imta dhe vendosjen e karantinës në zonat e prekura, sipas afateve ligjore.