Rikthehet Edon Zhegrova, i nis ushtrimet individuale
Edon Zhegrova po sheh dritë në fund të një tuneli. Ylli kosovar është afër rikthimit në fushën e blertë pas lëndimit që e kishte pësuar në fund të vitit të kaluar. Nga ajo kohë, “Messi i Kosovës” ka vuajtur shumë pasi nuk po mund ta bënte atë që di më së miri dhe që e…

Sport
Edon Zhegrova po sheh dritë në fund të një tuneli.
Ylli kosovar është afër rikthimit në fushën e blertë pas lëndimit që e kishte pësuar në fund të vitit të kaluar.
Nga ajo kohë, “Messi i Kosovës” ka vuajtur shumë pasi nuk po mund ta bënte atë që di më së miri dhe që e do më së shumti.
Sidoqoftë, sot Lille e solli lajmin e shumëpritur dhe të gëzueshëm.
“Një tjetër lajm i mirë, rikthimi i Edon Zhegrovës në stërvitje individuale”, njoftoi klubi francez për rikthimin e 25 vjeçarit, i cili disa ditë do të ushtrojë individualisht para se t’i bashkohet ekipit në stërvitje, kur edhe do të ishte gati për t’u rikthyer në ndeshje zyrtare.
Edoni i ka zhvilluar 21 ndeshje në këtë sezon me Lillen, ndërsa i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 2 asistime.
Zhegrova është i vendosur ta rikthejë formën optimale dhe ta tregojë veten në muajt e fundit të eksperiencës në Lille para transferimit në një klub më të madh evropian, e cila pritet të ndodh në verën e ardhshme.
Atë e pëlqejnë mbi të gjitha klubet italiane, Napoli e Juventus, por e përcjellin me kujdes edhe klubet nga Gjermania, por në Angli e në Spanjë.
Fatkeqësisht, futbollisti ofanziv nuk do të mundë ta ndihmojë Kombëtaren e Kosovës në dy ndeshjet e rëndësishme kundër Islandës në këtë muaj, në “play-off” të Ligës së Kombeve.