Rikthehen ligat evropiane, derbit Man City – Liverpool, Bayern – Dortmund

Sot rikthehen garat në nivel klubesh, pas pushimit ndërkombëtar. Futbolli evropian do dhurojë spektakël sot, transmeton lajmi.net. Ndeshja hapëse zhvillohet në ‘Etihad’, nga ora 13:30. Manchester City mirëpret në stadiumin e tyre rivalin e përjetshëm, Liverpoolin, në kuadër të xhiros së 29 në Premier Ligë. Ky takim gjithmonë ka dhuruar ndeshje fenomenale. Pavarësisht diferencës në…

Sport

01/04/2023 07:08

Sot rikthehen garat në nivel klubesh, pas pushimit ndërkombëtar.

Futbolli evropian do dhurojë spektakël sot, transmeton lajmi.net.

Ndeshja hapëse zhvillohet në ‘Etihad’, nga ora 13:30.

Manchester City mirëpret në stadiumin e tyre rivalin e përjetshëm, Liverpoolin, në kuadër të xhiros së 29 në Premier Ligë.

Ky takim gjithmonë ka dhuruar ndeshje fenomenale.

Pavarësisht diferencës në mes klubeve edhe sot pritet të ketë super paraqitje nga të dyja palët.

Ndeshja tjetër interesantë është ajo ndërmjet Arsenal dhe Leeds United, nga ora 16:00.

‘Topçinjtë’ kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, për të mbajtur ritmin drejt titullit kampion/

Në Premier Ligë sot gjithashtu zhvillohet ndeshja Chelsea – Aston Villa, nga ora 18:30.

Derbi tjetër në ditën e sotme do të luhet në Gjermani.

Bayern Munich pret në ‘Allianz Arena’ Borussia Dortmund në orën 18:30.

‘Bavarezët’ e kanë humbur vendin e para, pasi aty ndodhen pikërisht BVB, andaj sot gara do jetë për kreun.

Në La Liga Barcelona luan në udhëtim te Elche, nga ora 21:00.

Teksa në Itali Interi pret në shtëpi Fiorentinën, në orën 18:00, kurse Juventus – Verona zhvillohet nga ora 20:45./Lajmi.net/