Rihapet tregu më i madh i kafshëve të gjalla në Wuhan

Më shumë se 90 përqind e pjesës së tregut më të madh të kafshëve të gjalla të Wuhan kanë rifilluar biznesin, pas izolimit të .

Bota

14/04/2020 22:32

Pamjet e publikuara nga mediat shtetërore tregojnë shitësit duke shitur karavidhe të gjalla në tregun e madh Baishazhou, i cili zë 116 hektarë, gjegjësisht e barabartë me 65 fusha të futbollit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Mbi 3,600 dyqane tani janë ri-hapur në Baishazhou, i cili është një nga tregjet kryesore të qytetit me shumicë të ushqimit.

Zyrtarët kinezë kanë ndaluar tregtimin e kafshëve të egra ose bagëtive të gjalla për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lajmet vijnë në kohën kur kryeministri i Australisë kritikoi mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetit për rihapjen e tregjeve të lagështa në Wuhan. /Lajmi.net/