Rihapet rruga në pikën kufitare në Merdarë
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka dal me njoftim që është rihapur rruga për në pikën kufitare në Merdarë. Qytetarët në territorin e Serbisë për pak kohë e bllokuan qarkullimin në rrugën që dërgon në pikën kufitare në Merdarë, shkruan lajmi.net Qarkullimi tash është i lejuar në dy drejtimet dhe se qytetarët në Serbi e…

Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka dal me njoftim që është rihapur rruga për në pikën kufitare në Merdarë.
Qytetarët në territorin e Serbisë për pak kohë e bllokuan qarkullimin në rrugën që dërgon në pikën kufitare në Merdarë, shkruan lajmi.net
Qarkullimi tash është i lejuar në dy drejtimet dhe se qytetarët në Serbi e kanë ndërprerë aksionin për bllokimin e rrugës.
Njoftimi i plotë nga QKMK:
joftim për Qytetarët – Rihapet Rruga në Pikën Kufitare Merdarë
Njoftohen të gjithë qytetarët se rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në teritorin e Serbisë.
Qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet, luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj!
Për më shumë kontaktoni në numrat:
045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.