Rihanna shkëlqen me dekolte të hapur gjatë xhirimeve të klipit të ri

Rihanna mori vëmendje teksa po largohej nga xhirimet e klipit të ri në Los Angeles, ndërsa fansat presin me padurim albumin e nëntë të saj.

ShowBiz

31/10/2020 09:32

Rihanna ka paralajmëruar një album të ri tash e dy vjet, duke thënë në mars se ishte, ‘shumë duke punuar shumë në muzikë’, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Të enjten, u duk sikur fansat mund të ishin një hap më pranë këngës së saj të re, pasi super ylli 32-vjeçar u pa duke lënë atë që besohet të jetë xhirimi i videoklipit.

Duke dalë nga dyert e hotelit, autorja e shumë hiteve dhe fituese e Grammy dukej gjithnjë superyll ndërsa mahniti me një veshje të bardhë.

Edhe pas një dite të gjatë xhirimesh, Rihanna përsëri arriti të shfaqej në një set me ngjyrë kafe dhe të bardhë.

Ajo veshi kostum me dekolte të hapur dhe tregoi linjat trupore. Këtë kostum, Riri e kombinoi me një palë sandale.

Sa i përket aksesorëve, artistja kishte vendosur disa zinxhirë argjendi të trashë rreth qafës, po ashtu edhe vathë diamanti e unaza.

Grimin ia përshtati veshjes, kurse për buzët përdori nuancën e kuqe. Dizajnerja w Savage x Fenty mbante një çantë të vogël të zezë Fendi në dorë.

Megjithëse dihet pak për natyrën e projektit, Rihanna ka qenë shumë e vendosur se ka punuar shumë në albumin e saj të nëntë, të quajtur R9.

Ajo i ka kushtuar kohën e fundit më shumë kohë zgjerimit të linjës së saj të veshjeve, madje organizoi edhe një sfilatë për “Savage X Fenty” muajin e kaluar, por ka pohuar se muzika është ende dashuria e saj e parë. /Lajmi.net/