Rihanna merr gjithë vëmendjen në lansimin e koleksionit të ri “Fenty”

Rihanna ka bërë që sërish të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo.

ShowBiz

19/06/2019 14:14

Rihanna së fundi ka lansuar koleksionin e ri të brendit të saj “Fenty”, ndërsa ishte e pranishme në ndejën që u organizua për këtë linjë, shkruan lajmi.net.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe, këngëtarja ka arritur të rrëmbejë vëmendje me paraqitjen në ndejë.

Rihanna kishte veshur një fustan pink të shkurtër, në të cilin shfaqi format bombastike trupore, ndërsa flokët i kishte bërë me një stil interesant.

Kur këngëtarja arriti në ndejë, mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve, e këtë gjë e vërtetojnë fotografitë e mëposhtme. /Lajmi.net/