Rihanna me plot stil edhe në bregdet
Rihanna po shijon verën në bregdetin e Sicilisë por asnjëherë nuk lë anash përkujdesjen e çdo detali që të duket bukur.

ShowBiz
Ajo këtë vit është shpallur ikonë e modës dhe Rihanna asnjëherë nuk ndalet duke e dëshmuar se vërtetë e meriton këtë epitet.
E veshur apo e zhveshur, ajo gjithmonë ka detaje të kohës më të fundit në vete.
Këtë herë Rihanna është parë në një jaht multimilionësh në Sicili të Italisë dhe këngëtarja ka veshur një palë bikini të zeza me detaje ngjyrë ari dhe me flokë dredha të lëshuara është dukur si një divë e vërtetë.
Patjetër që Rihanna nuk ka harruar as stolitë të arit dhe syzet që ka kombinuar me rrobat që herë pas here ka mbajtur veshur.