Rihanna konfirmon shtatzëninë e tretë- shfaqet me barkun e rrumbullakosur në Met Gala
Këngëtarja dhe ikona e modës Rihanna ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, gjatë paraqitjes së saj në Met Gala, ngjarjen më të madhe të modës që mbahet çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York. E veshur me një fustan elegant të errët, 37-vjeçarja tërhoqi vëmendjen teksa…

ShowBiz
Këngëtarja dhe ikona e modës Rihanna ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, gjatë paraqitjes së saj në Met Gala, ngjarjen më të madhe të modës që mbahet çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.
E veshur me një fustan elegant të errët, 37-vjeçarja tërhoqi vëmendjen teksa përqafoi barkun e rrumbullakosur dhe buzëqeshi para kamerave në tapetin e kuq.
Partneri i saj, reperi i njohur ASAP Rocky (emri i vërtetë Rakim Mayers), shoqëroi Rihannën në event dhe falënderoi gazetarët për urimet, shkruan BBC.
“Është koha t’u tregojmë njerëzve se çfarë po përgatisnim”, tha ai me humor, ndërsa shtoi: “Jam i lumtur që të gjithë janë të lumtur për ne, sepse ne jemi padyshim të lumtur”.
Çifti tashmë ka dy djem: RZA, i lindur në maj 2022, dhe Riot, i lindur në gusht 2023.
Ky është një tjetër moment publik ku Rihanna zgjedh të ndajë një lajm të madh në mënyrë të veçantë – ajo kishte zbuluar shtatzëninë e saj të parë me një set fotografik në Harlem në vitin 2022 dhe të dytën gjatë performancës në Super Bowl 2023.
Met Gala e këtij viti kishte për temë “Superfine: Tailoring Black Style”, duke vënë në qendër të vëmendjes modën mashkullore dhe ndikimin e saj.
Rihanna ishte ndër personazhet e fundit që mbërriti në tapetin e kuq, por padyshim ndër më të komentuarat e mbrëmjes.