Rihanna e feston ditëlindjen në borë
Rihanna i mbushi 26 vjet sot, ndërsa vendosi që ditën më të veçantë të saj të vitit ta kalojë në qendrën skitare në Aspen. Këngëtarja nga Barbados i postoi disa fotografi, ku shihej duke e shijuar çdo moment, teksa po rrëshqiste me një gomë në borë. Diva e muzikës i postoi disa fotografi në rrjetin…

ShowBiz
Rihanna i mbushi 26 vjet sot, ndërsa vendosi që ditën më të veçantë të saj të vitit ta kalojë në qendrën skitare në Aspen.
Këngëtarja nga Barbados i postoi disa fotografi, ku shihej duke e shijuar çdo moment, teksa po rrëshqiste me një gomë në borë.
Diva e muzikës i postoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, përmes së cilit tregoi më së miri se si po i kalon ditët e fundit.
‘RiRi’ po ashtu e ka postuar dy ditë më parë një fotografi tjetër, kësaj radhe ‘hot’, me të brendshme.
Në fillim të janarit, Rihanna i çmendi të gjithë me trupin bombastik, derisa i kaloi disa ditë pushim-punë në Brazil.