Rihanna bëhet nënë për herë të tretë
Rihanna është bërë sërish nënë. Këngëtarja dhe partneri i saj, ASAP Rocky, kanë mirëpritur një vajzë më 13 shtator, të cilën e kanë quajtur Rocki Irish Mayers. Lajmin e gëzueshëm e ndau në Instagram me një foto të ëmbël, ku mban në krah të porsalindurën dhe pranë saj duken një palë doreza rozë boksi. Postimi…

ShowBiz
Rihanna është bërë sërish nënë.
Këngëtarja dhe partneri i saj, ASAP Rocky, kanë mirëpritur një vajzë më 13 shtator, të cilën e kanë quajtur Rocki Irish Mayers.
Lajmin e gëzueshëm e ndau në Instagram me një foto të ëmbël, ku mban në krah të porsalindurën dhe pranë saj duken një palë doreza rozë boksi.
Postimi mori menjëherë urime e komente, duke mbledhur mbi pesë milionë pëlqime brenda dy orësh.
Ky është fëmija i tretë për çiftin, pasi ata tashmë janë prindër të dy djemve, Riot dhe RZA.
Rihanna kishte zbuluar shtatzëninë e saj në Met Gala këtë vit, ndërsa më parë kishte bërë bujë edhe në Super Boël 2023 kur doli në skenë me barkun e rrumbullakosur.
37-vjeçarja, e njohur edhe si një biznesmene e suksesshme, ka ndërtuar një perandori me “Fenty Beauty” dhe linjën e saj të të brendshmeve, duke arritur statusin e miliarderes.
Ardhja në jetë e Rockit vjen pak kohë pasi ASAP u shpall i pafajshëm në një proces gjyqësor si dhe pas shënimit të 20-vjetorit të debutimit të saj muzikor.