​Rigjykimi për “Gylenistët”, ish-shefi i AKI-së dënohet sërish me 4 vjet e 8 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur sërish fajtor ish-drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, duke e dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim në rastin e njohur si “Gylenistët”. Aktgjykimi u shpall nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra. Përveç dënimit me burg, Gashit iu shqiptua edhe masa plotësuese e…

Lajme

24/02/2026 10:22

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur sërish fajtor ish-drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, duke e dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim në rastin e njohur si “Gylenistët”.

Aktgjykimi u shpall nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra. Përveç dënimit me burg, Gashit iu shqiptua edhe masa plotësuese e ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike për katër vjet pas vuajtjes së dënimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Gashi, në cilësinë e drejtorit të AKI-së në mars 2018, kishte tejkaluar kompetencat duke u angazhuar në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, në kundërshtim me procedurat ligjore.

Rasti ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit në dhjetor 2024 vetëm për pikën që i referohej Gashit, ndërsa lirimi nga akuza për dy të akuzuarit e tjerë ishte vërtetuar./kp