Ricciardo i gatshëm për garën e parë të sezonit – rezulton negativ në testimet për COVID-19
Daniel Ricciardo do të jetë i gatshëm për të garuar në garën e parë të sezonit të ri në Formula 1.

Sport
Këtë vikend, në Bahrain starton sezoni i ri në Formula 1, dhe deri sot nuk dihej nëse Ricciardo i McLaren do të ishte gati për të garuar.
Piloti ka rezultuar negativ në një sërë testimesh për COVID-19 dhe ka marrë tashmë dritën e gjelbër.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e McLaren.
“McLaren konfirmon se pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 javën e kaluar, DAniel tani është kthyer me disa teste negative dhe kësisoj do të jetë gati për të garuar në vikendin e Bahrain GP”, thuhet në njoftim.
McLaren ka performuar mirë në testimet e javës së kaluar. Madje, sipas Lewis Hamilton të Mercedes, makina e tyre është aty-aty me McLaren. /Lajmi.net/