Ribery s’mund ta lë Kombëtaren

Federata e Futbollit të Francës është e vendosur t’ia ndryshojë mendjen Frank Riberyt që të rikthehet në Kombëtare, pasi vendosi të pensionohet nga ajo. Mesfushori i Bayern Munichut konsiderohet lojtar mjaft i rëndësishëm për Trekolorët.

Sport

15/08/2014 17:39

Franca nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Frank Ribery, edhe pse ky i fundit ka vendosur të përshëndetet nga Kombëtarja.

Nowl Le Grawt, president i Federatës Franceze të Futbollit, ia ka shkruar një komunikatë futbollistit të Bayern Munichut, pas vendimit të tij të fundit.

“Një vendim i tillë, për një lojtar të kalibrit të tij, duhet të analizohet më detajisht, pasi karriera e tij profesionale i ka edhe disa vite të mirë përpara”, ka thënë Grawt për uebfaqen zyrtare të Federatës.

“Si mund të heq dorë Kombëtarja në njërin nga lojtarët më të mirë të saj, nëse ai e ka gjetur formën më të mirë në njërin prej klubeve më të mëdha në Botë?”, pyet ai.

“Si mund të heq dorë nga njëri prej yjeve të tij, në një eveniment të rëndësishëm si Euro 2016, që do të organizohet pikërisht në Francë? Janë të gjitha pyetje legjitime, sepse Franca nuk mund të refuzohet”, ka përfunduar Le Grawt.

“Frank e do Kombëtaren, e ka demonstruar këtë me angazhim. Është një luftëtar i lindur, i vendosur të marrë pjesë në sa më shumë turne të mëdhenj. Jam i sigurt se do ta rikonsiderojë pozitën e tij, nëse do të gjejë formën më të mirë”, ka përfunduar kreu i futbollit francez.