Ribery, më punëtor se Messi e Ronaldo

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery beson se punon më tepër në fushë se dy rivalët e tij për Topin e Artë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ylli francez luajti rol kyç në triumfin e gjigantit bavarez në Ligën e Kampionëve, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë më 2012-13, dhe ka shfaqur formë të mirë edhe…

Sport

04/10/2013 16:00

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery beson se punon më tepër në fushë se dy rivalët e tij për Topin e Artë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ylli francez luajti rol kyç në triumfin e gjigantit bavarez në Ligën e Kampionëve, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë më 2012-13, dhe ka shfaqur formë të mirë edhe në muajt e parë të edicionit të ri, duke u shndërruar në favorit për të rrëmbyer çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

“Krahasuar me ta, unë punoj shumë më tepër. Kontribuoj edhe në mbrojtje më tepër se Messi dhe Ronaldo dhe shërbej më tepër asistime”, deklaroi Ribery për Kicker.

“Do të ishte fantastike nëse arrij të fitoj Topin e Artë. Kam besim edhe më të madh në vete se në të kaluarën dhe këtë e tregoj në fushë. Jam në kulmin e lojës time dhe po shënoj shumë gola. Vërtetë jam duke u kënaqur në fushë”, u shpreh ai.