Rezultati e bëri LDK-në të heshtë

Prej kur ka nisur publikimi I rezultateve preliminare nga KQZ-ja, nga shtabet e partive politike dhe nga monitoruesit e zgjedhjeve, LDK-ja nuk ka pasur asnjë paraqitje publike.

Lajme

09/06/2014 09:51

LDK që në zgjedhjet e 8 qershorit ishte future me moton “Vetëm ne mundemi”, është mposhtur nga Partia Demokratike e Kosovës, në garën për subjektin e parë në vend.

As kur ishin numëruar më pak se 50 për qind, e as të fundit që janë publikuar rreth orës një pas mesnate, LDK-ja nuk ka dalë me qëndrim zyrtar sa I takon rezultatit të zgjedhjeve, shkruan gazeta “Koha Ditore”.

Por, partia e Isa Mustafës, gjatë ditës së diel, para se të flitej hapur për fitoren e PDK-së, ka komentuar rezultatet e exit-poolit.

E ka dënuar, siç kanë thënë përpjekjen e fundit të PDK-së, që nëpërmes sondazhit të paguar të shpëtojë nga humbja që ka pësuar të dielën.