Rezultatet Preliminare të KQZ’së

KQZ ka shpallur rezultatet preliminare, pas mesnatës, për raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura për Kryetarë të Komunave.

Lajme

02/12/2013 00:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas mesnatës, ka dhënë rezultatet preliminare për 25 komunat ku u votua për balotazh.

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se fletëvotime të vlefshme janë 532 mijë e 935, ndërsa përqindja e daljes në votime në këto Komuna është 39. 87 për qind.

Në konferencën e fundit që është mbajtur në orën 24:30 minuta, Daka ka thënë se këto rezultate preliminare janë aprovuar nga të gjithë anëtarët e KQZ’së, me konsensus.

Por, ajo ka bërë me dije se në këto rezultate nuk përfshihen edhe votat me kusht, votat me nevoja të veçanta, si dhe ato nga jashtë Kosovës.

Po ashtu, Daka ka thënë se para se të fillojë numërimi i votave në një vendvotim në Komunën e Parteshit, pasi janë mbyllur vendvotimet, kanë hyrë disa persona dhe kanë dëmtuar tri kuti me fletëvotime, derisa një kuti ka arritur të shpëtojë.

“Këto janë rezultatet ku mungon Komuna e Parteshit. Pasi që janë mbyllur vendvotimet në një qendër të votimit në Pasjan, ka ndodhur një incident dhe me atë rast janë dëmtuar tri kuti. Një kuti nga kjo qendër e votimit ka mbetur e padëmtuar dhe është në duart e Policisë. Ndërsa, dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë duke u marrë në pyetje”.

KQZ pritet që nesër të japë edhe rezultatet përfundimtare për Asamble Komunale, pasi u votua me 3 nëntor.

 

Rezultatet Preliminare të KQZ’së për Kryetarë të Komunave

 

Gjakovë: AKR – 52.50 %,  AAK –  47.50 %

Gjilan: LDK – 60.05 %, PDK – 39.95 %

Dragash: PDK – 60.77 %, LDK – 39.23 %

Klinë: PDK – 75.26 %, AAK – 24.74 %

Kamenicë: PDK – 55.28 %, LDK – 44.72 %

Mitrovicë e Jugut: AKR – 52.18 %, PDK – 47.82 %

Lipjan: LDK – 53,91%, PDK – 46,09%

Novobërdë: Lista Srpska – 56.55 %, LDK – 43.45 %

Obiliq: AAK – 54.86 %, LDK – 46.14 %

Rahovec: PDK – 52.48 %, AAK –  47.52 %

Pejë: LDK – 56.48 %, AAK – 43.52 %

Prishtinë: VV – 51.73 %, LDK –  48.27 %

Prizren: PDK – 53.33 %, LDK – 46.67 %

Shtërpcë: SLS – 56.04 %, Lista Srpska – 43.96 %

Suharekë: LDK – 53.42 %, AAK – 46.58 %

Ferizaj: LDK – 50.96 %, PDK – 49.04 %

Viti: LDK – 58.89 %, PDK – 41.11 %

Vushtrri: PDK – 56.21 %, AAK – 43.79 %

Malishevë: IQM – 65.20 %, LDK – 34.80 %

Junik: AAK – 62.38 %, LDK – 37.62 %

Graçanicë: Lista Srpska – 58.67 %, SLS 41.33 %

Ranillug: Lista Srspka 52.00%, SNPK – 48.00 %

Partesh: Lista Srpska – 52.92 %, SLS – 47.08 %

Kllokot: Lista Srpska – 54.40 %, SLS – 45.60 %

Mitrovica e Veriut: Lista Srpska – 55.20 %, GI SDP – 44.80 %