Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e të gjitha 10 mandateve të rezervuara për komunitetin serb. Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave për fitore, mbrëmë ndodhi diçka e çuditshme në selinë e tyre. Mbrëmë ka munguar festimi tradicional para selisë…

Lajme

29/12/2025 14:15

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e të gjitha 10 mandateve të rezervuara për komunitetin serb.

Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave për fitore, mbrëmë ndodhi diçka e çuditshme në selinë e tyre. Mbrëmë ka munguar festimi tradicional para selisë qendrore të Listës Serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe në rrugët e qytetit. Atmosfera e qetë dhe e zymtë, ka nxitur perceptimin se kënaqësia me rezultatet nuk ka qenë e plotë, ndërsa procesi i numërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ende po vazhdon.

E vetmja ‘festë’ që mbizotëroi brenda LS. Ishte një konferencë e zbehtë dhe me fytyrat e ngrysura të anëtarëve të kësaj partie.

Elek hodhi akuza ndaj Rashiqit, i cili sipas tij, ka marrë vota në qytete me popullsi minimale serbe, si Prizreni, Gjakova, Ferizaj dhe Hani i Elezit, duke pretenduar se në këto zona Lista Serbe nuk kishte vëzhgues për të monitoruar procesin zgjedhor.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, nga përpunimi i rreth 99 për qind të vendvotimeve, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës me 4.601 vota.