Rey Manaj në gjendje stabile pas përplasjes, në fjalët e para të tij pyet mjekët se kur mund të luaj
Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, ka përfunduar pa ndjenja në fushë pas një përplasjeje të fortë me një kundërshtar gjatë ndeshjes Sivaspor-Göztepe. Ai pasi pësoi goditje në kokë u dërgua urgjentisht me ambulancë për të iu nënshtruar vizitave të mëtejshme mjekësore në spital. Mediat turke raportojnë se fjalët e para të Manajt pas ngjarjes kanë habitur…

Sport
Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, ka përfunduar pa ndjenja në fushë pas një përplasjeje të fortë me një kundërshtar gjatë ndeshjes Sivaspor-Göztepe.
Ai pasi pësoi goditje në kokë u dërgua urgjentisht me ambulancë për të iu nënshtruar vizitave të mëtejshme mjekësore në spital.
Mediat turke raportojnë se fjalët e para të Manajt pas ngjarjes kanë habitur mjekët. Sipas burimeve, sulmuesi ka pyetur menjëherë; “A do të mund të luaj në javën e ardhshme?” – një frazë që ka dëshmuar dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, duke treguar edhe njëherë angazhimin dhe pasionin e tij për futbollin.