Rexhepi: Duhet ta konstituojmë Kuvendin, ta hapim rrugën për qeverinë e re

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi thotë se pozita e saj në Parlament është legjitimuar nga Kushtetuta e Kosovës dhe në pajtim me rregulloren e punës së institucionit. Rexhepi tha se verdiktin për zgjedhjen e saj si nënkryetare, e dha vendimi i Gjykatës Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv. “Kuvendi duhet të konstituohet dhe të hapim rrugën…

Lajme

09/10/2025 13:13

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi thotë se pozita e saj në Parlament është legjitimuar nga Kushtetuta e Kosovës dhe në pajtim me rregulloren e punës së institucionit.

Rexhepi tha se verdiktin për zgjedhjen e saj si nënkryetare, e dha vendimi i Gjykatës Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.

“Kuvendi duhet të konstituohet dhe të hapim rrugën drejt themelimit të qeverisë së re. Konsideroj se ka kaluar shumë kohë dhe Gjykata Kushtetuese na ka detyruar që në afat të shkurtër kohor të votojmë për nënkryetarin që vjen nga komuniteti serb”, u shpreh ajo në klankosova.

Ndryshe, nesër Kuvendi do të mblidhet me fillim nga ora 10:00, për të vazhduar me seancën konstituive rreth zgjedhjes së nënkryetarit serb dhe konstituimit të tij.