Rexhepi: Çdo votë të shfrytëzohet për të ndryshuar të ardhmen e Tetovës

Kandidati për kryetar të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka ftuar të gjithë qytetarët, në mënyrë të qetë dhe demokratike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, pasi sipas tij, çdo votë shfrytëzohet për të ndryshuar të ardhmen e qytetarëve të Tetovës. Gjatë votimit të tij në fshatin Selcë…

Lajme

19/10/2025 14:30

Kandidati për kryetar të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka ftuar të gjithë qytetarët, në mënyrë të qetë dhe demokratike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, pasi sipas tij, çdo votë shfrytëzohet për të ndryshuar të ardhmen e qytetarëve të Tetovës.

Gjatë votimit të tij në fshatin Selcë në komunën e Tetovës, kandidati nga AKI, Bajram Rexhepi përmes mediave uron që ky proces zgjedhor të përfundoj në mënyrë demokratike.

“Sot edhe unë shfrytëzova të drejtën time qytetare për të votuar këtu në fshatin Selcë. Ftoj të gjithë qytetarët që në mënyrë të qetë dhe demokratike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, sepse është shumë e rëndësishme që çdo votë të shfrytëzohet për të ndryshuar të ardhmen tonë. Uroj një ditë të mbarë të qetë dhe ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike”, tha Rexhepi.