Përmes Facebook-ut, Selimi e ka ngritur lartë figurën e tashmë të ndjerit, Hilmi Haradinaj, duke thënë se ai gjithmonë do të jetë heroi i tij.
“Baca Ilmi! Ti do të jesh gjithmonë i madh, gjithmonë i fortë, gjithmonë i urtë. Për shqiptarët do të jesh shembull i qëndresës. Në histori do të jesh gur i gdhendun”. Kurse, për mua do të jesh gjithmonë heroi im”, ka shkruar Selimi.