Rexhaj: Prej fillimit ka ekzistuar ideja e opozitës që të bllokoj kuvendin
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj para fillimit të tentimit të fundit për konstitumin e kuvendit para mbylljes së afatit kushtetues ka folur për media. Ai ka kritikuar si gjithmonë opozitën dhe ka thënë se para seancës grupi parlamentar i VV-së ka mbledhje. “Ne kemi ardhur këtu me votu, detyrën tonë si deputetë me e ushtru,…

Lajme
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj para fillimit të tentimit të fundit për konstitumin e kuvendit para mbylljes së afatit kushtetues ka folur për media.
Ai ka kritikuar si gjithmonë opozitën dhe ka thënë se para seancës grupi parlamentar i VV-së ka mbledhje.
“Ne kemi ardhur këtu me votu, detyrën tonë si deputetë me e ushtru, atë që na ka dhënë qytetari i republikës, nëse më pyesni se a ka ndonjë të re, jemi në mbledhje të grupit parlamentar dhe do ta diskutojmë.”
“Në thelb prej fillimi ka ekzisutar ideja e opozitës që ta bllokoj kuvendin. Ju e mbani mend kur ata patën refuzuar të votojnë edhe mandatet e veta.”, tha ai ndër të tjera./lajmi.net/