Rexhaj për largimet e disa deputetëve të Guxo-s nga VV: Si transfere futbolli, nuk na dobësojnë
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ka cilësuar si “transfere futbolli” largimet e disa deputetëve të Guxo-s nga LVV-ja, të cilët iu bashkuan Vjosa Osmanit. Ai tha për RTV21 se këto largime nuk e dobësojnë LVV-në, por sipas tij, ata kanë marrë vota nga elektorati i VV-së. Bashkimin e paralajmëruar të Osmanit me Lidhja Demokratike e…
Lajme
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ka cilësuar si “transfere futbolli” largimet e disa deputetëve të Guxo-s nga LVV-ja, të cilët iu bashkuan Vjosa Osmanit.
Ai tha për RTV21 se këto largime nuk e dobësojnë LVV-në, por sipas tij, ata kanë marrë vota nga elektorati i VV-së.
Bashkimin e paralajmëruar të Osmanit me Lidhja Demokratike e Kosovës, Rexhaj e quajti “koalicion të zorit”.
“Ne si LVV do të garojmë së bashku me partnerët tanë të koalicionit Guxo dhe Alternativa, dhe natyrshëm formacioni ynë politik është i qartë dhe nuk ka të bëjë me koalicione që rëndom ndodhin me subjektet e tjera politike, të cilat i kemi parë si koalicione të zorit, të panatyrshme. Koalicione që nuk kanë të bëjnë me frymë bashkëpunuese ndaj njëra-tjetrës, por që ngjajnë me lojën e futbollit, si transferet e fundit. Këto transfere që po ndodhin janë të panatyrshme dhe në këtë panatyrshmëri nuk shoh interes, por shoh luftë dhe mllef kundër LVV-së. Kur Vjosa Osmani u përjashtua nga LDK-ja e kishte derën e hapur tek ne, ndërsa tani po shkon te një subjekt që është përjashtuar”, tha Rexhaj për RTV21.