Reuters: Rubio ka zëvëndësuar diplomatin kryesor për çështje evropiane me një ish-punonjës të Senatit
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, siç raporton Reuters, ka emëruar një ish-punonjës të Senatit në vend të diplomatit kryesor për çështje evropiane. Ky do të jetë zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për çështjet që kanë të bëjnë me Evropën. Kjo sipas një emaili të brendshëm të dërguar të premten,…

Bota
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, siç raporton Reuters, ka emëruar një ish-punonjës të Senatit në vend të diplomatit kryesor për çështje evropiane. Ky do të jetë zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për çështjet që kanë të bëjnë me Evropën.
Kjo sipas një emaili të brendshëm të dërguar të premten, të parë nga Reuters dhe dy zyrtarë.
Ndryshimi i zyrtarit më të lartë që ndihmon në mbikëqyrjen e lidhjeve të SHBA-së me Evropën në Departamentin e Shtetit vjen në një kohë kur Uashingtoni po menaxhon një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar me kontinentin evropian, ndërsa Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron të marrë Grenlandën, të ushtrojë presion mbi aleatët për shpenzimet e NATO-s dhe t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.