Reus në Real Madrid?

Real Madrid ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sport

15/05/2015 13:15

Real Madrid nuk e ka harruar Marco Reusin.

Los Blancos kanë ringjallur interesimin për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit.

Gjiganti nga Santiago Bernabeu është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për blerjen e Reusit, i cili thuhet se planifikon të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, atëherë kur trajneri Jurgen Klopp do të braktisë postin e tij, shkruan “Fichajes”.

Në Santiago Bernabeu, Reusin e pret një kontratë katërvjeçare me vlerë prej 8 milionë euro në sezon.