Reus i lënduar, nuk ftohet nga Gjermania
Superylli i Dortmundit, Marco Reus ka pësuar një tjetër lëndim në nyjen e këmbës, dhe kështu nuk është ftuar nga Gjermania për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2016.
Sport
Marco Reus nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses së Gjermanisë, pas lëndimit tjetër që ka pësuar në nyjen e këmbës së tij.
“Reus do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares për këtë vit. Ai është duke vuajtur nga lëndimi në nyjen e këmbës”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Asociacioni i Futbollit të Gjermanisë.
Përndryshe, Reus është shumë i pafatë, pasi vetëm disa ditë para fillimit të Kampionatit Botëror 2014 në Brazil, ai pësoi lëndim duke munguar në këtë garë. Sidoqoftë, në fund Gjermania u shpallë kampione e botës.